Arti

Monday, March 26, 2012


Afërdita e Milos (Milo de Venus) – Skulpturë


                Afërdira e Milos, e njohur ndryshe si Milo de Venus, është një skulpturë e lashtë greke dhe një nga veprat më të famshme të skulpturës së lashtë greke. Kjo statujë është krijuar në mes të viteve 130-100 para Krishtit. Besohet se kjo skulpturë paraqet Afërditën, perëndeshën greke të dashurisë së bukurisë. Nga një mbishkrim që ishte në bazamentin e saj, mendohet të jetë punë e Alekstandros të Antiokisë.





    Ajo është një skulpturë mermeri. Madhësia është 203 cm, 6-8 këmbë e lartë. Kjo vepër është tipike e artit helenistik.

         Ekzistojnë prova të mjaftueshme që tregojnë se krahu i djathtë i perëndeshës mendohet të ketë qenë i ulur mbi bustin e saj. Perdja e cila varet mbi brezin e saj, e vendosur në atë mënyrë që ajo ka rrëshkitur mbi vithe dhe këmbë derisa ajo është mbajtur në vend.

Gjiri i saj i djathtë ka një vrimë të pambushur e cila fillimisht gjendet një kunjë metalike që lidheshe me krahun e saj të djathtë. Ndërsa krahu i saj i majtë u mbajt mbi një herm dhe nga vështrimi i syve mendohet se dora ka qenë në nivelin e vështrimit. Pra, shihet qartë se perëndesha ka qenë duke kërkuar një mollë.

                            Si zakon i asaj kohe, skulptura duhet të ishte lyer, stolisur me xhevahirë për qëllim per  ta bërë atë të duket sa më e gjallë. Sot, të gjitha gjurmët e cdo boje janë zhdukur. Gjithashtu, shenjat e krahëve, gjerdanët, kurora dhe një palë vathë janë vetëm vrima.



Qëndrimi gjarpërues dhe projektimi i fortë në gju si dhe derdhja e perdes i jep skulpturës një volum tri-dimensional, që janë karakteristike dhe tipike në artin helenistik të shek. III dhe më vonë. Gjithashtu ballafaqimi i ndjeshëm i mishit me cilësi tekstile shton një shënim këmbëngulës të tensionit erotik që është tërësisht helene në konceptim dhe qëllim.

Sunday, March 25, 2012

Civilizimi & Arti


          Termi "civilizim" ose "qyteterim" vjen nga fjala latine civis, do te thote "qytetar". Termi  "civilizim" eshte pothuajse sinonim me kulturen .  Kjo eshte per shkak se civilizimi dhe kultura jane aspekte te ndryshme te nje entiteti te vetem.Kultura ose civilizimi, i marre ne kuptimin e gjere etnografik te saj, eshte i tere kompleks i cili perfshin njohuri ,  besimi , art , moral , ligj, tradita dhe te gjitha aftesite dhe shprehite e tjera te fituara nga njeriu si anetar i shoqerise.Çdo shoqeri civilizimi ka nje grup te veçante te ideve dhe zakoneve, si dhe nje grup te caktuar qe  prodhon artet qe e bejne ate unike. Kultura e nderlikuar lidhur me qyteterim ka nje tendence per te perhapur per te dhe per te ndikuar ne kulturat e tjera, nganjehere per te asimiluar ato ne civilizim.


           Arti eshte nenshkrimi i qyteterimeve. Arti ka lindur bashke me njerezimin. Qe me krijimin e tij njeriu ka komunikuar me ane te artit. Arti perfshin nje game te gjere te aktiviteteve, krijimeve, dhe menyra te shprehjes njerezore, perfshire muziken, literaturen, filmin, skulpturen dhe pikturen. Ne kete menyre njeriu ka komunikuar me ane te artit pamor , qe ne lashtesi me ane te gjetjeve arkeologjike te pikturave ne shpella. Gjithashtu njeriu me zhvillimin e qenies se tij, ka komunikuar me ane te tingujve, elementeve zanore duke krijuar melodine. Arti eshte ura lidhese e njeiut me njeriun. Pra, ajo ndikon ne zhvillimin e qenies dhe unit te brendshem te individit.


           Arti eshte proces apo produkt i rregullimit te qellimte te elementeve simbolike per te terhequr vemendjen e shqisave apo emocioneve. Arti ka pasur nje numer te madh te funksioneve te ndryshme ne te gjithe historine e saj, duke e bere qellimi i tij veshtire te percaktoj sasine abstrakte ose te çdo koncepti te vetem. Qyteterimi eshte nje forme e kultures njerezore ne te cilen shume njerez jetojne ne qendrat urbane, kane zoteruar artin e metaleve te shkrirjes, dhe kane zhvilluar nje metode te te shkruarit. Qyteterimet e para filluan ne qytete, te cilat ishin me te medha, me te populluar, dhe me komplekse ne strukturen e tyre politike, ekonomike dhe sociale se fshatrat neolitike. Pra evolimi i njeriut i detyrohet hapave te qyteterimit dhe arti ka qene nje ure gjigante per zhvillimin e njeriut nga antikiteti deri ne periudhen bashkekohore.





          Arti perfshin te gjitha fushat e jetes dhe duke e studiuar ate, krijohen njohurite, zhvillimet, dhe injekton tek njeriu ndryshimet e rrenjesishme te hapave te qyteterimit.
          Krijimi i qyteterimeve te para daton qe 4000 vjet lindjes se Krishtit, jo larg nga Mesdheu, qyteterimi: Egjiptian dhe Mesopotamik. Keto qendra nuk ishin qytete sipas idese qe kemi sot per qytetin, por dicka me pak se nje fshat. Aty kishte ndertesa publike, si pallate dhe tempuj te cilat ishin qendrat e politikes dhe te fese, c'ka deshmon per nje organizim te qarte social. Ne qendrat urbane u perqendruan aktivitet administrative dhe ato te lidhura me shitjet e produkteve bujqesore, artizane dhe ushtarake. Qyteti ka fome rrethore te mbyllyr me mure dhe ndahet ne brendesi nga akse te ndryshme te vendosura sipas pikave kyce. Ne qender ngrihet ne lartesi se bashku me tempullin, nje kulle e larte e shenjte zigurati. Kjo forme e qytetit konsiderohej si paraqitja e hapesires kozmike ne toke.
          Qyteterimi Egjiptian i ka fillimet e tij rreth 3100 vjet p.K, me bashkimin e Egjiptit te larte dhe te poshtem, per te perfunduar me pushtimin romak rreth viteve 30 p,K. Lumi Nil eshte elementi kryesor ne organizmin e shoqerise, ne favorizimin e tregetise, prodhimin, ne bashkimin e te njejtes kulture. Arti egjiptian antik eshte shprehje e nje hierarkie te rrepte mbi te cilen bazohet shoqeria. Ne maje te saj qendronte faraoni, pastaj klasa e fisnikeve dhe e prifterinjeve dhe ne fund klasa e artizaneve dhe punetoreve te tokes. Artet figurative shprehin nje botekuptim jo natyralist, po simbolik dhe abstrakt. Figurat, te stilizuara ne menyre dimensionale, jane realizuar sipas nje kodi fiks te paraqitjes se figures, “Kanunit”, i cili percakton propocionet e trupit sipas nje sistemi rregullash qe mbetin ne fuqi prej shekujsh.
          Qyteterimi prekolumbian shpreh nej raport shume te ngushte me mjedisin, si rrjedhim ka lene deshmi shume te rendesishme mbi kultet, besimet, ritet e popullsise.



Ndersa qyteterimi kinez ka shprehur ne vazhdimesi vlera shpirterore dhe fetare te njohura, pavaresiht nga kompleksiteti i historise se ketij qyteterimi dhe mbivendosjet e sitleve dhe kulturave te ndryshme. Keto vlera i hapen rruge nje repertori te qendrushem ikonografik, por me shume propozime te reja te shprehshmerise ne harkun kohor te dinastive te ndryshme. Qe nga kohet me antike njeiu kinez ka shprehur lidhjen e ngjushte me natyren. Misticizmi mbeti nje element thelbesor ikultures kineze dhe ishte ne baze te konsepteve fetare. Nga shek. VII deri ne vitet e para te 900, arti ka qene lidhur ngushte me oborret e pasura te perandorit, qe ishin qendra te verteta arti, te hapura ndaj shkembimeve me perendimin.
Arti ne yteterimin islamik i ka deshmite ne fillimin e shek VII p.K. arabet prezantohen si nje komb i vertete qe indetifikohen me fene , me islamizmin. Pas vdekjes se Muhamedin , ne vitin 632, ky popull fillon nje fushate pushtimesh ne gadishullin Arabik. Ne pak kohe, popullsite arabe arriten ne perendim deri ne Spanje dhe ne lindje deri ne Indi, duke pushtur territore persiane dhe bizantine. Arti islamik arriti meaksimumin e shprehjes se tije ne Mesjete. Shprehjet artiistike te lidhuraa me islamizmin synojne te ripunojne gjuhen pamore te vendeve te pushtuara duke u ndaluar atyre riprodhimin e figures hyjnore ne ngjashmeri me njeriun. Dekoracioni paraqet ne tre lloje: vegjetal, gjeometrik dhe epigrafik. Nga keto motive krijohen kompozime abstrakte me ritem dhe me detaje gjeometrike. Arkitektura islamike ripunon strukturat antike te artit te kupoles, qemerit te kolones me trare. Keto elemente vishen nga sistemi dekorativ, komplekt dhe voluminoz.

Qyteterimi fenikas dallohet per prodhimet e objekteve artizanale, shpesh te realizuara me materiale te cmuara argjend, ar, mermer.i famshem ishe prodhimi i maskave dhe bizhuve. Skulptura karakterizohet nga figurat terrakote dhe “stelat figuratike.”. Gjate zhvilimeve te qyteterimeve mesopotamike dhe egjiptiane, qe nga shek. III, pjesa e Mesdheut lindor kalon gjithashtu nje periudhe te lumtur kulturore qe pasqyrohet ne veprat artistike.
Nje nga qyteterimet qe e tregon kete gje eshte ai i Kretes ose minoik, qe e mori emrin nga mbreti Minos, me pas, me 1400 p.K, u pervetesua nga ai mikenas, qyteti pallat. Midis vitit 2000 dhe 1500 p.K u ndertuan ne ishullin e Kretes pallate te medha, qe ishin rezidenca te sovranit dhe te oborrit te tij.
Me tej kemi qyteterimin Grek ku arti ka nje ndikim te madh jo vetem ne aspektin vizual dhe estetik te shoqerise por edhe ne formimin demokratik te shtetit Grek dhe me tej ne gjithe europen.Djepi i kultures me tej zhvendoset ne disa qyteterime prshm qyteterimi romak ,inkas,skandinav etj.Ne te gjitha keto eshte nje e perbashket sesi arti ka ndikuar jo vetem ne formimin kulturor dhe ekonomik  por dhe ne publicitetin politik te kohes,kjo gje ndihet edhe sot ne shkembimet kulturore si dhe ne promocionet politike te shoqerise tone moderne.