Arti

Monday, March 26, 2012


Afërdita e Milos (Milo de Venus) – Skulpturë


                Afërdira e Milos, e njohur ndryshe si Milo de Venus, është një skulpturë e lashtë greke dhe një nga veprat më të famshme të skulpturës së lashtë greke. Kjo statujë është krijuar në mes të viteve 130-100 para Krishtit. Besohet se kjo skulpturë paraqet Afërditën, perëndeshën greke të dashurisë së bukurisë. Nga një mbishkrim që ishte në bazamentin e saj, mendohet të jetë punë e Alekstandros të Antiokisë.





    Ajo është një skulpturë mermeri. Madhësia është 203 cm, 6-8 këmbë e lartë. Kjo vepër është tipike e artit helenistik.

         Ekzistojnë prova të mjaftueshme që tregojnë se krahu i djathtë i perëndeshës mendohet të ketë qenë i ulur mbi bustin e saj. Perdja e cila varet mbi brezin e saj, e vendosur në atë mënyrë që ajo ka rrëshkitur mbi vithe dhe këmbë derisa ajo është mbajtur në vend.

Gjiri i saj i djathtë ka një vrimë të pambushur e cila fillimisht gjendet një kunjë metalike që lidheshe me krahun e saj të djathtë. Ndërsa krahu i saj i majtë u mbajt mbi një herm dhe nga vështrimi i syve mendohet se dora ka qenë në nivelin e vështrimit. Pra, shihet qartë se perëndesha ka qenë duke kërkuar një mollë.

                            Si zakon i asaj kohe, skulptura duhet të ishte lyer, stolisur me xhevahirë për qëllim per  ta bërë atë të duket sa më e gjallë. Sot, të gjitha gjurmët e cdo boje janë zhdukur. Gjithashtu, shenjat e krahëve, gjerdanët, kurora dhe një palë vathë janë vetëm vrima.



Qëndrimi gjarpërues dhe projektimi i fortë në gju si dhe derdhja e perdes i jep skulpturës një volum tri-dimensional, që janë karakteristike dhe tipike në artin helenistik të shek. III dhe më vonë. Gjithashtu ballafaqimi i ndjeshëm i mishit me cilësi tekstile shton një shënim këmbëngulës të tensionit erotik që është tërësisht helene në konceptim dhe qëllim.

1 comment:

  1. Baccarat in Baccarat - Vegas Casino
    The game is played at five levels in a casino. Players งานออนไลน์ take turns betting on numbers, and they come up with four 인카지노 different ways of winning. The 바카라사이트

    ReplyDelete